Smart News

Mexhiti: Po luftojmë korrupsionin pa kompromis, po rrisim pensionet e pagat në shëndetësi, polici, arsim e administratë

 

Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka folur mbi qeverisjen e tyre si VLEN në këtë pushtet dhe ka deklaruar që korrupsioni po luftohet pa dallime etnike. Ai shton se kjo qeveri po rrit pagat në sektorë të ndryshëm.

“Është një luftë e pa kompromisë e korrupsionit. Në rastin e REK Manastirit, janë 20 të burgosur dhe vetëm dy shqiptarë, në rastin e Koçanit janë vetëm 3 shqiptarë dhe janë 27 maqedonas. Është një qeveri që e lufton korrupsionin dhe ka një kontribut në rritjen e pagave të administratës, policisë dhe rritjen e pensioneve”, tha zëvëndëskryeministri Mexhiti.

Exit mobile version