Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka folur mbi qeverisjen e tyre si VLEN në këtë pushtet dhe ka deklaruar që përmes investimeve në Komuna po decentralizojnë vendin dhe se me buxhetin në komuna nuk ndajnë komunat në baza partiake.
“Sa i përket investimeve, mund ta vërejmë ndryshimin pasi 20 vite decentralizimi është një nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit. Ne e kemi gjetur Maqedoninë e Veriut në një nga vendet më të centralizuara në rajon dhe është vullnet i kësaj Qeverie që afër 1 miliardë euro investon në pushtetin lokal dhe në fuqizimin e decentralizimit. Nëse afër 65-70% shkojnë për 60 komuna maqedonase, dmth për 16 komunat shqiptare ku gravitojnë shqiptarët do të ndahen 30 për qind e këtij buxheti. Veç më kanë fillu për t’i jetësuar këto projekte. Këto muaj është procedura edhe për 250 milion euro tjera dhe projekte tjera. Kemi një situatë ku edhe një kryetar i Komunës nga BDI, e thotë se nuk kam pasur këtë mbështetje edhe kur subjekti im ka qenë në pushtet”, tha zëvëndëskryeministri Mexhiti.