Ikja e mjekëve do të zgjidhet duke ofruar vende pune dhe paga më të larta. Riorganizimi i plotë i shëndetësisë do të ishte mënyra e vetme për të të dalur nga situata e keqe në të cilën ndodhet sistemi shëndetësor në vend, kjo është alternativë e vetme për Ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti. Sipas tij, keqmenaxhimi i disa objekteve shëndetësore dhe jo mungesa e parave është shkaku i kushteve jo të mira në disa prej tyre.
“Konkretisht që nga dita e parë filluam punën në të gjitha drejtimet. I gjithë publiku dhe pacientët e dinë që shëndetësia është në gjendje të keqe dhe do të thosha se kjo nuk është nga mungesa e fondeve, por nga organizimi. Do të na duhet një riorganizim dhe sistemim i ri i të gjithë shëndetit publik në vendin tonë. Ambjentet janë të rrënuara, ne e shohim këtë. Gjëja e parë që njoftuam ishte përditësimi i listës pozitive të barnave, tashmë jemi në përfundim të komisionit dhe të gjitha përgatitjeve dhe pritet që kompanitë të fillojnë aplikimin”, tha ministri Fatmir Mexhiti në një intervistë për REL në gjuhën maqedonase.
Mexhiti paralajmëroi heqjen e drejtorëve ekonomikë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, sipas tij, kjo nuk do të thotë që ato do të largohen nga puna por gjithçka do të organizohet.
“E saktë. Fatkeqësisht, drejtorë të tillë organizativë janë ende duke u emëruar, pse ligji është i tillë dhe unë kam filluar të merrem me atë problem dhe tashmë një muaj e kam informacionin në Qeveri. Thashë që në këtë hapësirë të vogël janë 66 drejtorë dhe 33 persona juridikë dhe borde drejtuese që nuk duhen fare sipas llogaritjeve tona dhe jemi dakord me Qeverinë dhe Fondin e Shëndetësisë që është mirë që ato pozita të hiqen nga 1 janari 2024”, theksoi Mexhiti.
Sipas Mexhitit ajo që nuk shkon në vend është sistemi drejtësisë, e kjo sipas tij, është arseja e ikjes së personelti mjeksor.