Smart News

Mexhiti pas takimit me Kurtin: Morëm mbështetje të parezervë

Kreu i Lidhjes Demokratike dhe bartës liste nga koalicioni opozitar VLEN, Izet Mexhiti sëbashku me liderët e tjerë të VLEN sot janë takuar me kryeministrin e Kosovës dhe liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Mexhiti nëpërmjet një postimi në Fejsbuk ka njoftuar se kanë marrë mbështjetje të parezervë nga Kurti.

“Sapo u takuam në Prishtinë dhe morëm mbështetje të parezervë nga kryeministri Albin Kurti, kryeministri që VLEN, kundër korrupsionit, kundër Ballkanit të Hapur, kundër regjimit të vjetër.

NDRYSHIMI PO VJEN, FITORJA DO TË JETË E THELLË!”, ka shkruar Mexhiti.

Exit mobile version