Mexhiti nuk mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Ahmeti – Ky i fundit: Me siguri ka pasur obligime

e postuar më at 22:25
124 0

Ahmeti: Nuk ka përçarje në BDl, Kuvendi nuk është i bllokuar, ndërsa shumica parlamentare është stabile

Lideri i BDl-së, Ali Ahmeti pohon se nuk ka përçarje në parti dhe se shumica parlamentare është stabile edhe përkundër asaj që para dy ditëve koordinuesi i deritanishëm i grupit të deputetëve, Izet Mexhiti u tërhoq nga ajo detyrë, ndërsa në vendin e tij erdhi Arbër Ademi.

Ahmeti, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në shënimin solemn të 40-vjetorit të demonstratave studentore në Prishtinë, tha se shumica në pushtet është stabile dhe nuk ka asgjë shqetësuese në Kuvend.

Për mungesën e Mexhitit në ngjarjen e sotme, thotë se sigurisht ka pasur obligime të veta.

“Këtu ishin deputetë, ministra dhe shumica ishin të pranishëm. Nuk ka asnjë arsye, diçka të jashtëzakonshme, që nuk ishte i pranishëm. Shumica parlamentare me të vërtetë është stabile, do të thotë nuk ka asgjë shqetësuese Brenda në atë pjesë”, deklaroi Ahmeti.

J X

nga kategoria