Categories: LajmePolitika

Mexhiti nga Dibra: Kemi popullin në anën tonë, fitore do të ketë sepse drejtësi do të sjellim

Sonte para dibranëve koalicioni Vlen ka pasur takim me qytetarë ku para të pranishmëve ka folur edhe kryetari i LD-së Izet Mexhiti.

Para të pranishmëve, Mexhiti theksoi se dibranët më shumë se kurrë sot e kanë të qartë se janë të lidhur me amerikën dhe duhet të mbështesin Arben Taravarin.

Duke vlerësuar lartë praninë tuaj këtu, sot dua të zbardh disa fakte ku Ali Ahmeti theksoi se në Maqedoninë e Veriut ende nuk është koha për presidentin e parë shqiptar, kurse sot përmes Artanit e shohim që kanë filluar terenin për të tregtuar me votën shqiptare si në lojërat e fatit herë me LSDM e herë me VMRO duke hequr dorë nga kandidati i tyre që tash. Të nderuar dibran sot më shumë se kurrë këto fakte duhet të na bindin se askush nuk duhet të luajë me fatet tona, që të unifikohemi opozita dhe populli dhe votuesit e BDI dhe të shkojmë në raundin e dytë me Arbenin. Populli dhe ne, e ata në anën tjetër, situata është sot më e pastër se asnjëherë më parë, se Dibra nuk i ka qejf zëdhënësit e krimit dhe Osmanin nuk e mbështet për president dhe fatin nuk ia le Artanit. Drejtësia vlen prandaj dibranët do të ndihmojnë që në vend të vijë drejtësia dhe barazia për të gjithë. Fitore do të ketë sepse drejtësi do të sjellim, ka theksuar Mexhiti në fjalën e tij para dibranëve.

Admin01

Recent Posts

Deputeti francez kërkon hetim penal ndaj TikTok-ut për rrezikimin e jetës së përdoruesve të rinj

Deputeti francez kërkon hetim penal ndaj TikTok-ut për rrezikimin e jetës së përdoruesve të rinj…

35 minutes ago

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën…

10 hours ago

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati…

11 hours ago

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani,…

11 hours ago

Ramadani në Bukoviq: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

11 hours ago

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

13 hours ago