Mexhiti ndjek nga afër përshkrimin e terapisë kronike, reforma e shumëpritur nga pacientët
admin2 admin2
Ministri i shëndetsisë, Fatmir Mexhiti sot ka vizituar mjeken e e mjësisë familjare Dr. Marta Tunxheva për të parë se si zbatohet në praktikë përshkrimi i terapisë kronike për pacientët, shkruan Top24
Sot vizitova zyrën e Dr. Marta Tunxheva, e cila është mjeke familjare prej gjatë kohësh, për të parë se si zbatohet në praktikë përshkrimi i terapisë kronike për pacientët.
Kisha kënaqësinë, të jem dëshmitar i një fillimi të shkëlqyer të reformës në FSSH, që do të thotë ndryshime dhe përmirësime thelbësore për pacientët dhe profesionistët shëndetësorë.
Ne lehtësuam përditshmërinë e pacientëve me diabet, astmë, SPOK, funksion të reduktuar të tiroides dhe hipertension, të cilët tani marrin terapinë e tyre nga mjeku i tyre i familjes.