Categories: LajmePolitika

Mexhiti: “Mirë se erdhe në shtëpinë tënde”, me këto fjalë më mirëpriti presidenti Begaj

Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti është mirëpritur sot nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Mirë se erdhe në shtëpinë tënde,” me këto fjalë më mirëpriti sot Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, në Presidencën shqiptare. Kjo pritje e ngrohtë më ngjalli ndjenjën e përkatësisë dhe më kujtoi sa të forta janë lidhjet tona kombëtare, pavarësisht kufijve.

Gjatë takimit tonë, Presidenti Begaj më uroi për detyrën e re dhe për rezultatin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet tona u vlerësuan si të shkëlqyera, me synim zgjerimi edhe më tej, në të gjitha fushat.

Diskutimet u përqendruan në projekte me interes strategjik për të dy vendet, siç janë Koridori 8-të, hekurudha Kërçovë-Lin, largpërçuesi Manastir-Elbasan dhe projekte të tjera të cilat shërbejnë si ura lidhëse jo vetëm infrastrukturore, por edhe vëllazërore! Ndërlidhja infrastrukturore dhe bashkëpunimi i gjithanshëm përbëjnë një prioritet të qeverisë së re në Shkup, ku shkëmbimi i përvojave pozitive, sidomos në fushat e investimeve të huaja direkte, zhvillimit të turizmit, dhe qarkullimit të lirë të qytetarëve, që është një gur themeli për zhvillim të qëndrueshëm.

Një tjetër temë kyçe e diskutimeve tona ishte bashkëpunimi në përpjekjet euroatlantike, një proces ky që kërkon koordinim të vazhdueshëm dhe angazhim të përbashkët për të përmbushur synimet tona strategjike. Në këtë frymë, u shpreh edhe ideja për organizimin e një eventi të përbashkët trepalësh mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës për të përkujtuar Kongresin e Manastirit, një moment historik që simbolizon unitetin dhe forcën e kombit tonë.

Takimi me Presidentin Begaj ishte një moment i veçantë, vëllazëror e shumë i përzemërt, që më bëri ta ndjej se Tirana, vërtetë është shtëpia e të gjithë shqiptarëve!!!”, ka shkruar Mexhiti.

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

4 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

5 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

5 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

8 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

8 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

9 hours ago