Smart News

Mexhiti, Kasami dhe Gashi – të tre bashkë nuk bëjnë një Taravar!

 

Anketa e fundit e realizuar nga Agjencia Market Vision ka zbuluar një të vërtetë të hidhur për koalicionin VLEN: Mexhiti, Kasami dhe Gashi bashkë nuk arritën ta mposhtin besueshmërinë që Arben Taravari ka krijuar te qytetarët. Sipas anketës, Taravari është lideri më i besuar në krahasim me të tjerët, me një mbështetje prej 3.8%, ndërsa tre liderët e tjerë të VLEN-it – Mexhiti (2.1%), Kasami (1.7%) dhe Gashi (0.8%) – nuk arrijnë as të afrohen.

Ky rezultat tregon se qytetarët kanë një besim më të madh tek Arbeni dhe vizioni i tij, ndërsa VLEN-i ka dështuar të krijojë një forcë politike të qëndrueshme dhe besnike, për shkak të ndarjeve të brendshme dhe ambicieve personale që kanë verbuar logjikën politike të liderëve të koalicionit. Bashkë, ata janë të dobët, ndërsa vetëm Taravari ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve dhe të ecë përpara me forcën e popullit.

Sa u takon partive politike, edhe aty ASH e drejtuar nga Taravari është gjithëashtu forca kryesore politike për nga mbështetja kundrejtë LD, BESA dhe Alteranativa.

Në pyetjen se cilën parti politike do ta votoni në zgjedhjet lokale, 5,8% janë shprehur për ASH-në, për Besën 2,6%, për LD 3,6% dhe për AAA 1,0%.

Në këtë mënyrë, Taravari ka marrë drejtimin e ASH që është forca politike që mbështetet nga qytetarët, ndërsa VLEN po humbet besimin dhe vlerësimin e popullatës, duke treguar se pa Taravarin, nuk ka as forcë, as besueshmëri.

Exit mobile version