Mexhiti: Grubi “de-facto” është lider i BDI-së i stërngarkuar me pozita

e postuar më at 21:43
99 0

Vazhdojnë reagimet e anëtarit të kryesisë së BDI-së Izet Mexhiti, me kritika për punën e ekzekutivit dhe organizimin e brendshëm të partisë. Sipas tij, ndarja e përgjegjësive dhe posteve, brenda partisë më të madhe shqiptare në pushtet nuk bëhet në bazë të meritave për votat që anëtarët sigurojnë. Mexhiti drejton gishtin me akuza të rënda ndaj bashkëpartiakut Artan Grubi, i cili sipas tij, merr përsipër më shumë se ka kapacitet.

Deputeti Mexhiti paralajmëron që nuk do të përkrahë të gjitha nismat e pushtetit në Kuvend sepse tashmë përfaqëson një zë ndryshe.

“Përfaqësoj një mendim ndryshe gjatë kësaj periudhe brenda BDI-së, me vërejtjet e mija ndaj këtij ekzekutivi. Prej pozicionit të deputetit do të jem pak më i lirë për të mbrojtur qëndrimet e mia, më lirshëm dhe pa hamendje se mund t’i ndikoj deputetët e tjerë apo t’i vendos në siklet”, tha Izet Mexhiti, BDI.

Mexhiti një ditë më parë njoftoi kryeparlamentarin Xhaferi për dorëheqje nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar në Kuvend. Ai në emisionin “200” që do të transmetohet sonte në Alsat, theksoi nevojën për rifreskimin e organeve të partisë, kryesisë qendrore dhe kryesisë së ngushtë dhe të formohet këshill i përgjithshëm.

nga kategoria