Categories: LajmePolitika

Mexhiti: Fronti Europian po qëndronte te dera me kërkesa shumë të ulëta, vetëm për t’u bërë pjesë e Qeverisë

Zv. kryeministri Izet Mexhiti thotë se do t’i përfaqësojnë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme duke u angazhuar maksimalisht për një qeverisje më ndryshe.

“Ne kemi marrë mandatin, kemi marrë besimin e qytetarit dhe do i përfaqësojmë qytetarët në mënyrën më të mirë, me krejt potencialin tonë, me krejt mundësitë tona, me angazhim maksimal për një qeverisje më ndryshe, për një qeverisje e cila do të jetë në shërbim të qytetarit ashtu edhe siç i takon”, tha Mexhiti në “DailyClick”.

Izet Mexhiti tha se Fronti Europian po qëndronte te dera me kërkesa shumë të ulëta, vetëm për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

“Pati deklarime publike edhe nga eksponentët e VMRO-DPMNE-së, dy orë para se të zgjidhet Gashi kryetar i parlamentit kanë shkuar me kërkesën apo me ofertën që mund të hynë në Qeveri pa kryetar Parlamenti, vetëm me katër resore politike”, tha Izet Mexhiti.

Mexhiti tha se Fronti Europian edhe si opozitë me moshën mesatare që e ka nuk përfaqëson diçka të re.

Mexhiti po ashtu njoftoi se ministrinë që do të udhëheq kryetari i partisë serbe, Ivan Stoillkoviq hyn në pjesën e ministrive pa resorë.

“Sa i përket Stoillkoviqit, ka edhe ministra të komuniteteve të tjera dhe për hir të së vërtetës, në bisedime, kjo ministri nuk është ajo që ka qenë pra nuk është Ministra për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike pro është ndarë në dy pjesë ku thjesht janë në peshën e ministrive pa resor”, tha Mexhiti.

Mexhiti poashtu konfirmoi se Muamet Ameti do të jetë zv. ministër në Ministrinë për Punë të Brendshme, ndërsa Kaltrina Zekolli do të jetë zv. ministre për Transport dhe Lidhje./Telegrafi/

Admin01

Recent Posts

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën…

10 hours ago

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati…

10 hours ago

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani,…

10 hours ago

Ramadani në Bukoviq: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

10 hours ago

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

12 hours ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

13 hours ago