Smart News

Mexhiti: Ahmeti nuk i shfrytëzoi qeveritë “me këmbë të qelqta” me Zaevin e Kovaçevskin, këtë po e përmirëson qeveria e VLEN-it

 

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e quajti VLEN-in organizatë, për këtë, kreu i LD-së, Izet Mexhiti, tha se VLEN-i është koalicion i pesë partive, që përfaqëson shqiptarët në qeveri.
“Sa i përket formulimit të politik, organizatë, parti politike, lëvizje, mendoj që i ka ngatërruar. VLEN-i është një koalicion i pesë partive politike, që përfaqëson shqiptarët në qeveri”, tha Mexhiti.
I pyetur për deklaratat e Ahmetit, i cili tha se VLEN-i po e degradon pozitën e shqiptarëve dhe të arriturat në 22 vitet e fundit, Mexhiti tha:
“Edhe pse kjo qeveri nuk i ka numrat e dy qeverive të kaluara. Dmth ku qeveria ishte në këmbë të qelqit, edhe e Kovaçevskit, edhe e Zaevit, edhe përkundër kësaj, z.Ahmeti nuk e shfrytëzoj këtë për të mirën e shqiptarëve, nuk e shfrytëzoi këtë për të mirën e shqiptarëve, nuk e shfrytëzoi për avancimin e shqiptarëve, nuk e shfrytëzoi as për projekte kapitale infrastrukturore. Këtë po e përmirëson pikërisht kjo qeveri e VLEN-it, ku 1 miliard euro shkojnë për komunat dhe për decentralizimin, dhe me shumë përgjegjësi e them se diku rreth 300 milionë euro shkojnë për 15 komunat tona”, shtoi Mexhiti.

Exit mobile version