Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi këtë të hënë me 84 vota dekretin e presidentit Ilir Meta, që ktheu kontratën për koncesionin e Rinasit.
Disa ditë më parë, kreu i shtetit doli në një konferencë për mediat, nga ku u shpreh se është një kontratë e paligjshme dhe në shkelje të Kushtetutës.
Por deputetët vendosën ta rrëzojnë kërkesën e Metës, që kërkonte zgjatjen e koncesionit për Aeroportin e Rinasit./VizionPlus