Categories: LajmePolitika

Mesazhi i Josep Borrellit shuajti pretendimet e VLEN ndaj Bujar Osmanit: Përvoja me BE-në, një aset i çmuar

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherësh ish-nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, përmes një videomesazhi ka dhënë mbështetje të fortë për kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, shkruan Flaka Media

Duke iu drejtuar banorëve të Çairit, Borrell theksoi se ka pasur privilegjin të bashkëpunojë me Osmanin në periudha të rëndësishme ndërkombëtare.

“Është kënaqësi e madhe për mua të flas për një njeri me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë për shumë vite. Si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe si kryesues i OSBE-së, ai tregoi lidership, vizion dhe përkushtim të thellë ndaj dialogut dhe bashkëpunimit”, tha Borrell.

Ai shtoi se ishte veçanërisht i impresionuar nga aftësia e Osmanit për të dëgjuar, për të ndërtuar ura dhe për të gjetur zgjidhje. “Cilësi këto që janë kyçe jo vetëm në diplomaci, por edhe në qeverisjen lokale”, theksoi ish-shefi i diplomacisë evropiane.

Borrell përmendi se përvoja e Osmanit me institucionet e BE-së është një aset i çmuar për Çairin. “E di sa shumë beson ai në zbatimin e premtimeve të Evropës në nivel lokal. Përvoja e tij me institucionet evropiane do t’i ndihmojë Çairit të përfitojë nga fondet dhe mundësitë evropiane, për infrastrukturë më të mirë, sistem arsimor më cilësor, më shumë vende pune dhe shërbime më të mira.”

Duke e cilësuar Osmanin si lider që realizon, Borrell përfundoi: “Besoj se banorët e Çairit do ta njohin si kryetar komune që dëgjon, që bashkon dhe që sjell përparim për çdo banor. Ai e ngriti zërin e popullit të tij në skenën ndërkombëtare. Tani është i gatshëm ta sjellë të njëjtin përkushtim në rrugët dhe lagjet e Çairit. Përshëndetje nga Santander dhe shumë suksese në këtë mision të rëndësishëm.”

Mesazhi i Borrellit praktikisht ka hedhur poshtë akuzat e VLEN-it ndaj Osmanit për periudhën e kryesimit të OSBE-së. Pretendimet e këtij grupimi se ish-ministri i Jashtëm ka mbajtur qëndrime të përafërta me interesat e Beogradit, si dhe akuzat për keqpërdorime gjatë organizimit të Samitit të OSBE-së në Shkup, janë rrëzuar edhe institucionalisht.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që në vitin 2024 kishin konstatuar qartë se nuk ka pasur shkelje apo elemente të korrupsionit gjatë përgatitjeve për samitin. Rasti është mbyllur juridikisht dhe nuk ekzistojnë fakte të reja që do të justifikonin rihapjen e tij.

Me këtë mesazh publik nga një prej figurave më të larta të diplomacisë evropiane, dy kartat kryesore që VLEN tentoi të përdorte kundër kandidaturës së Bujar Osmanit janë djegur. /Flaka Media/

Admin01

Recent Posts

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

49 minutes ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

1 hour ago

ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së…

1 hour ago

Kur parullat bien poshtë: ‘Çairi foli’ apo ‘VLEN-i demaskoi veten’?

Hapja e Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair, që ishte menduar të jetë një shfaqje…

2 hours ago

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

13 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

14 hours ago