Mes 17 viktimave nga Covid-19 në Maqedoni, edhe një 23-vjeçar

110 0

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, në mesin e 17 viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit, është edhe një 23-vjeçar.

Derisa 23-vjeçari është viktima më e re në moshë, më i moshuari është 90-vjeçar. Më së shumti viktima janë regjistruar në Shkup – 8, në Prilep – 2 dhe nga një viktimë është regjistruar në Shtip, Koçan, Kumanovë, Ohër, Kërçovë, Kriva Pallankë dhe Vinicë. Nga të paraqiturit, 16 pacientë jetën e kanë humbur në kushte spitalore, ndërkaq 1 pacient ka ndërruar jetë në kushte shtëpiake.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria