Mediat që i mbajnë ison BDI-së humbin kontrollin pas paralajmërimit për koalicionim mes opzoitës shqiptare dhe VMRO-së

e postuar më at 17:29
29 0

Paralajmërimi se opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në zgjedhjet lokale do të garojnë së bashku ka bërë që mediat e afërta me BDI-në ta humbin kontrollin.

Konfirmimi edhe nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se me ASH-AAA janë shumë afër finalizimit të marrëveshjes edhe nga Sekretari i Aleancës, Arben Taravari, ka bërë që mediat e afërta me BDI-në t’i kap paniku dhe të hedhin akuza të pabaza.
Njëra prej tyre ishte se me nxjerrjen e kandidatit nga ana e opozitës në Kërçovë po copëtohet vota shqiptare. Në fakt, janë vet integristët ata të cilët po e përçajnë votën shqiptare, duke kandiduar kryetarin aktual Famir Dehari, dhe kushëririn e Ali Ahmetit, Fatmir Limani. Parashtrohet pyetja se a mos vallë është e drejtë ekskluzive e BDI-së ta kandidojë me dy kandidatë e opozita shqiptare të ri e heshtur dhe të shikojë se si qytetarët e Kërçovës të mos kenë të drejtë të zgjedhjes dhe sërish të detyrohen të votojnë për një kandidat të BDI-së.
Shumë analist politik veprimin e opozitës shqiptare për të bërë koalicion me VMRO-në e kanë cilësuar si hap i duhur dhe si mundësi të vetme për të dalë në garën zgjedhore me forca të barabarta dhe jo, sikurse katër vite më parë, kur BDI vetëm falë koalicionit me LSDM-në, arriti të merr shumicën e komunave shqiptare.

 

T F

nga kategoria