Ministri i Ekonomisë i RMV-së Kreshnik Bekteshi sot nëpërmjet postimit rrjetin social facebook bëri të ditur vendimin e sotëm të Qeverisë në lidhje me statusin e ELEM Turs, ku tha se ky vendim bën ndarjen e ELEM Turs nga SHA ESM dhe krijon mundësi të reja për pikën turistike Kodra e Diellit, përcjell SmartNews
“Qeveria sot mori vendim ELEM Turs të ndahet nga SHA ESM dhe do të funksionojë si subjekt i pavarur.
Më pas do të fillojë procedurë për Partneritet Publik Privat (PPP) për zhvillimin e Ski-qendrës Kodra e Diellit.
Me këtë vendim krijohen kushte për investime të reja në zhvillimin e Kodrës së Diellit.”, shkruan Bekteshi./Smartnews/