Me vendim për izolim, kanë udhëtuar për në Gjermani

e postuar më at 16:17
57 0

Për kryerjen e veprës penale “Mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë” në përputhje me nenin 206 paragrafi 1 të Kodit Penal, Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka filluar procedurë kundër dy personave.“I pandehuri i parë nga fshati Reçicë e Madhe, të cilit iu caktua mbikëqyrje e detyrueshme mjekësore dhe izolim shtëpiak, nuk ka vepruar në përputhje me vendimin e autoriteteve shëndetësore, kështu që më 3 nëntor 2020 ai është largua nga shtëpia. Vetëm djali i tij është gjetur në adresën e deklaruar të shtëpisë, i cili ka thënë se nuk e dinte se ku ishte babai i tij. Të nesërmen, oficerët e policisë e kanë intervistuar të pandehurin, i cili ka konfirmuar se ishte larguar nga shtëpia, ka ecur përgjatë lumit Vardar deri në fshatin Raven, ka blerë ilaçe nga një farmaci dhe është kthyer në shtëpi”, thuhet në njoftimin me shkrim të Prokurorisë Publike.

“I pandehuri i dytë, gjithashtu ka pasur vendim për trajtim dhe izolim të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe nga 06.02.2021 ai supozohej të qëndronte në izolim në shtëpi në fshatin Raven. Sidoqoftë, më 12 shkurt 2021, ai është larguar nga vendi pa leje dhe me aeroplan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ka shkuar për në Mynih, Gjermani”. Për dy të pandehurit, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka propozuar lëshim të urdhrave penalë, duke i propozuar Gjykatës Themelore në Gostivar që të shqiptojë dënim prej 100 gjobave ditore.

J X

nga kategoria