Burime të sigurta nga kabineti qeveritar zbulojnë se Izet Mexhiti, një nga figurat kyçe të koalicionit VLEN, po ndërmerr veprime të koordinuara për manipulimin e opinionit publik përmes sondazheve të fabrikuara. Sipas këtyre burimeve, Mexhiti vepron në sinkron me kryeministrin Hristijan Mickoski, me qëllim të ngritjes artificiale të pëlqyeshmërisë së Arben Fetait dhe paraqitjes së tij si lider de facto i VLEN-it.
Manovra, e cila përfshin publikimin e sondazheve të porositura që nxjerrin Fetain si politikani më i vlerësuar shqiptare, shihet si përpjekje për të imponuar një figurë të preferuar nga strukturat maqedonase në krye të bllokut shqiptar në pushtet. Kjo lëvizje, sipas vlerësimeve brenda qeverisë, është pjesë e një skenari më të gjerë për ta kontrolluar diskursin politik shqiptar dhe për ta dobësuar qëndrimin kritik brenda vetë VLEN-it.
“Nuk është hera e parë që strukturat pranë VMRO-DPMNE-së përpiqen të ndërhyjnë në riorganizimin e politikës shqiptare, por kjo që po ndodh tani është e pashembullt,” tha një zyrtar i lartë qeveritar në kushte anonimiteti.
Sipas tij, rritja e papritur dhe joorganike e perceptimit pozitiv ndaj Fetait nuk përputhet as me realitetin elektoral dhe as me terrenin politik në zonat shqiptare.
Po ashtu, thuhet se Mexhiti po përdor ndikimin e tij në disa media pranë VLEN-it për të përforcuar narrativën se VLEN tashmë ka një lider të ri, duke hequr qafe Bilall Kasamin,
ndonëse as strukturat e brendshme dhe as përbërja politike e koalicionit nuk e pranon një gjë të tillë, sidomos pas paraqitjeve skandaloze të Fetait në media, duke lënë lapsuse të pajustifikueshme.