Më ftohtë në Kodër të Diellit, më shumë borë në Mavrovë

73 0

Në Kodër të Dillit mëngjesin e sotëm është matur temperatura më e ftohtë në vendin tonë, transmeton Alsat. Sipas matjeve të orës 07:00. Temperatura minimale në këtë vend ka arritur -11 gradë Celsius, ndërsa temperaturat nën zero janë matur në Mavrovo dhe Krushevë (-6), në Pozhar -5, Gjurishte -4, Pozharane -3, dy gradë nën zero është regjistruar në Berovë, Dibër dhe Topolçani, ndërsa -1 gradë në Kriva Pallankë, Ohër, Pretor dhe Vinicë.

Në Shkup-Zajçev Rid është matur temperaturë pren 0 gradëve si dhe në Tetovë, Manastir, Prilep dhe Shtip. 1 gradë është matur në Shkup-Petrovec, Strumicë dhe Kumanovë, 2 në Dojran dhe 4 gradë në Gjevgjeli.

Sipas Institutit Hidrometerologjik shtresa më e lartë e borës sipas matjeve të orës 7:00 është regjidtruar në Mavrovë Anovi, 41 centimetra, 33 në Pozharane dhe Krushevo, 27 në Kodër të Diellit, 24 në Dibër dhe Topolçani, 15 në Pretor, 13 në Manastir , 7 centimetra në Berovë, 6 në Kumanovë, 5 në Prilep, 4 në Tetovë dhe 3 centimetra në Shtip.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria