Me 67 vota “pro” votohet Qeveria Kurti 2

e postuar më at 20:05
77 0

Me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Pas marrjes së besimit në kuvend, Kurti dhe anëtarët e kabinetit të tij, bën betimin.

Menjëherë pas votimit të qeverisë, partitë opozitare kanë lëshuar sallën plenare.

Në ekspozenë e tij para deputetëve, Kurti tha se në këtë seancë do të jetësohet “vullneti i qytetarëve” që votuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat ai i cilësoi si referendum.

Kurti tha se drejtësia, shëndetësia e arsimit kanë nevojë për reforma.

nga kategoria