Mbyllet pa fitues ndeshja dramatike mes West Hamit dhe Arsenalit

e postuar më at 19:58
80 0

Arsenali ka arritur të marrë një pikë të artë në udhëtim te West Ham United, në ndeshjen që përfundoi 3-3 në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 15 minutash lojë, Çekanët kaluan në epërsi me anë të Jesse Lingard që u asistua nga Michail Antonio.

Dy minuta më vonë (17’), vendasit dyfishuan epërsinë me anë të Jarrod Bowen, gjersa Lingard ishte në rolin e asistuesit.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i tretë për skuadrën e David Moyes, derisa realizues ishte Tomas Soucke (32’) që shënoi me kokë nga një asistim i Antonios.

Por, Soucek më pas ishte i pafat, pasi në minutën e 38-të shënoi në portën e tij, duke ngushtuar rezultatin në 3-1.

nga kategoria