Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i nevojitet ende kohë që t’i miratojë tre ligjet nga pakoja e pestë antikrizë për Covid-19, pasi që bllokimi nga opozita shqiptare vazhdon.
Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës realizoi paralajmërimin dhe dorëzoi 3.000 amendamente në mbledhjen e djeshme të Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet.