Mbi 20 mijë raste aktive me koronavirus në Maqedoni

e postuar më at 10:02
62 0

Numri i rasteve aktive me coronavirus në vend po rritet. Maqedonia tani ka 20.683 raste aktive, gjysma e të cilave janë në Shkup.

 

Deri më tani, gjithsej 633.407 teste për Covid-19 janë kryer në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 132.740, numri i pacientëve të shëruar është 108.197, numri i vdekjeve është 3.860.

Vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me coronavirus.Sipas të dhënave të djeshme nga Instituti për Shëndet Publik në vend u regjistruan 50 viktima dhe 1.320 raste të reja me COVID-19.

J X

nga kategoria