Mbi 1500 kontrolle në Strugë, shqiptohen vetëm 3 gjoba për objekte gastronomike

e postuar më at 18:07
79 0

Inspektorët e tregut në Strugë ditëve të fundit punojnë me angazhim të plotë, ku kontrollohen objektet gastronomike.

Nga gjithsej 1500 kontrolle vetëm gjatë muajit shkurt inspektorët kanë shqiptuar 8 padi për kundërvajtje nga Ligji për ndalimin e pirjes së duhanit dhe 3 tjera për mosrespektim të Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, pra për shkelje të rekomandimeve të caktuara për mbrojtje nga Covid-19 dhe një objekt gastronmik të paregjistruar.

Shkeljet më të shpeshta kanë të bëjnë me mosrespektim të orarit të punës deri më ora 22 dhe tubimi në grupe më të mëdha se 4 veta.

Nga Inspektorati i tregtisë në Strugë këtë vit nuk janë hasur objekte gastronomike ku janë përsëritur kundërvajtjet për dallim nga viti i kauar ku 1 objekt hotelierik ka pranuar tre padi penale./SmartNews/

nga kategoria