Mbi 10 mijë raste aktive, prej tyre 64 për qind janë nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari

e postuar më at 10:33
31 0

Numri i rasteve aktive të KOVID-19 në vend është 10,380, nga të cilat mbi gjysma ose 5,562 janë regjistruar vetëm në pesë ditët e fundit. Një e treta e rasteve aktive janë në Shkup – 3,421, ndërsa mbi 64 përqind janë vetëm në tre qytete – Shkup, Tetovë dhe Gostivar.

Spitalet në Tetovë dhe Gostivar janë të mbingarkuara, dhe çdo pacient që ka nevojë për trajtim në spital dërgohet në Shkup me njoftim paraprak. Objektet spitalore janë pjesërisht të mbingarkuara në Kërçovë dhe Strugë.

Qytetarët duhet ta dinë se derisa të vaksinohemi të gjithë, kjo nuk do të ndalet dhe ky është shpëtimi i vetëm, tha dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke përsëritur se ka vaksina të të gjitha llojeve dhe në sasi të mjaftueshme.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, u regjistruan 1,250 raste të reja me KOVID -19, dhe u raportuan 22 vdekje, më 20 gusht – 1,074 raste të reja dhe 22 vdekje, më 19 gusht – 1,158 raste të reja dhe 19 vdekje, më 18 gusht 1,081 raste të reja dhe 15 vdekje dhe më 17 gusht 999 raste të reja dhe 14 vdekje.

Vetëm në periudhën nga 17 deri më 21 gusht, gjithsej 94 njerëz vdiqën, ndërsa hera e fundit pa një pacient të vdekur ishte më 3 gusht.

 

T F

nga kategoria