Categories: LajmePolitika

Mbështetje masive për AKI-në në Vërtok, mesazh uniteti për Gostivarin

Mbrëmë në fshatin Vërtok u hap shtabi zgjedhor i Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI, ku morën pjesë kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, dhe kryesuesi i listës për këshilltarë, Valdet Xhaferi.

Nga tubimi u përcoll mesazhi se banorët e Gostivarit janë fuqishëm pas AKI-së.

“Pjesëmarrja e madhe e banorëve tregoi qartë se Vërtoku dhe Gostivari janë të rreshtuar pas AKI-së, dhe se fitorja po afrohet me hapa të sigurt. Më 19 tetor, Gostivari do të festojë, sepse fitorja do të vijë që në raundin e parë”, u tha në hapje.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi, deputeti Halil Snopçe, si dhe drejtuesit e shtabit zgjedhor të AKI-së në Gostivar: dr. Nexhati Jakupi, Isak Lazami dhe kandidati për këshilltarë Sebaedin Sallai.

“Ky është mesazh i qartë se shqiptarët e Gostivarit janë të bashkuar në një kauzë kombëtare për fitoren me zemër për Gostivarin”, thuhet në kumtesën e koalicionit. /Gostivari Sot/

Admin01

Recent Posts

Nazim Taipi merr bekimin e Dobroshtit për fitoren e madhe të 19 Tetorit

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga kryetari Nuhi Neziri…

3 hours ago

Mbi 1000 gra të AKI-së në Gostivarit vendosin ritmin e fushatës – Valboni dhe Valdeti me mbështetje të hekurt

Rreth 1000 gra nga Gostivari iu bashkuan sonte Besëlidhjes së koalicionit shqiptar Aleanca Kombëtare për…

4 hours ago

Isen Shabani nga Gradeci: Bashkë do të sjellim rezultate konkrete

Sonte u zhvillua hapja e shtabit të kandidatit për kryetar komune të Vrapçishtit, Isen Shabani…

4 hours ago

Ahmeti nga Tetova: Shqiptarët janë të gatshëm të mbrojnë dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen evropiane

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se koalicioni AKI sonte në Tetovë ka hapur…

4 hours ago

Bajram Rexhepi: Tetova nuk shitet e as blihet, më 19 tetor kthejmë dinjitetin e qytetit

Kandidati i Aleancës për Komb dhe Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka…

4 hours ago

Faton Ahmeti: Tetova flet me zë të lartë, ndryshimi është i pandalshëm!

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së dhe njëherit shef i shtabit në Tetovë, Faton Ahmeti, pas…

4 hours ago