Matthew Palmer me porosi për kreun e VMRO-DPMNE-së

e postuar më at 26/03/2021
125 0

Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer sot foli me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për të theksuar rëndësinë që SHBA-të i japin pushtetit stabil me vlera euro-atlantike të aleatit më të ri në NATO, Maqedonisë së Veriut, dhe nevojës për një opozitë konstruktive dhe të përkushtuar.

Palmer inkurajoi Mickoskin dhe VMRO-në që të punojnë në mënyrë bashkëpunuese për zgjidhjen e çështjeve që sfidojnë vendin përfshi kontestin me Bullgarinë dhe suksesin në procesin e regjistrimit të popullsisë./SmartNews/

 

 

 

 

 

 

nga kategoria