Masat e reja restriktive/Fetai: Do të kërkojmë nga autoritetet zbutjen e masave gjatë muajit të Ramazanit

e postuar më at 16:43
90 0

Bashkësia Fetare Islame nuk ka pritur se Qeveria do të ashpërsojë masat në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit. Kryetari i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, thotë se si institucion kanë pritur masat të zbuten e jo të ketë resktrikcione shtesë për mbrojtje nga pandemia Covid 19. Por, ata do ta respektojnë tani për tani vendimin e kompetetentëve dhe pas mbarimit të tyre me 20 prill, do kërkojnë të paktën lejimin e faljes së namazeve në xhami, raporton Lobi

“Dihet mirë, edhe opinion edhe të gjitha institucionet shtetërore se Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut me muftinitë e saja vërtetë prej momentit të parë ka qenë shumë precize, vigjilente në respektimin e të gjitha masave të vendosura nga institucionet shtetërore, Qeveria, Ministria e Shëndetësisë. Kështu që për këtë çështje jashtëzakonisht të madhe dhe kontributin e madh që kemi dhënë, kemi patur mirënjohje edhe nga shumë faktorë të vendit dhe të jashtëm. Ne kishim një shpresë të madhe dhe pritje se do të zbuten masat ose të të ngel në atë që ka qenë më herët. Për arsye se ora policore që ishte më herët, konvenote dhe përfshinte të gjitha aktivitetet që duhet të bëhen brenda objekteve fetare. Por, marrë parasyshë se situata u keqësua sipas të dhënave të MSH-së, u soll një vendim tjetër apo masa tjera të cilat vërtetë aktivitetet fetare të BFI në RMV, por kuptohet edhe aktivitetet e institucioneve të tjera afariste, etj”, deklaroi për TV Globi, kryetari i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Fetai shpreson se do të hasin në mirëkuprim nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe pas kalimit të javës së parë të Ramazanit kur edhe mbarojnë resktrikcionet e vendosura, do ti drejtohen këtij dikasteri me kërkesë zyrtare për zbutje të masave.

J X

nga kategoria