Masat e reja kundër COVID-19, Vitia mbledh sot kryetarët e komunave

e postuar më at 09:09
69 0

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të mbajë një mbledhje virtuale me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar rreth masave të reja kundër COVID-19.

Kjo mbledhje pritet të fillojë në orën 10:00, përmes platformës online, ndërkaq aty do të diskutohen në detaje masat e reja përfshirë edhe mbylljen për 12 ditë, për të cilën Vitia dje ka folur edhe me ministrat e kabinetit qeveritar dhe përfaqësuesit e gastronomisë.

Aty u bë e ditur se do të mbyllën lokalet e gastronomisë, qendrat tregtare, palestrat dhe shkollat, ndërkaq u tha se kjo mbyllje do të mbahet nga data 6 deri më 18 prill.

Kundër masave të propozuara dje kanë dalë gastronomët, të cilët thanë se Vitia ka marrë vendim pa i konsultuar.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, të shtunën bëri të ditur se kanë pritur që në takimin me Vitinë të ketë diskutime rreth masave, por ministri i Shëndetësisë tashmë e kishte marrë vendimin të cilin vetëm ua kumtoi.

“Ky vendim është vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshëm për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundërshtojmë fuqishëm ketë vendim dhe do të vazhdojmë të kundërshtojmë edhe më tutje çdo vendim që merret njëanshëm pa konsultim”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

 

J X

nga kategoria