Masa më të rrepta për të hyrë në Gjermani, Maqedonia dhe Kosova në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të infeksionit

e postuar më at 10:11
176 0

Për shkak të numrit shumë të lartë të infeksioneve, qeveria gjermane i ka klasifikuar disa vende si zona me rrezikshmëri të lartë. Zbatohen rregulla më të rrepta të udhëtimit. Një përmbledhje të kësaj e ka bërë agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Presse-Agentur GmbH (dpa), për të cilën ka shkruar edhe televizioni gjerman, ZDF.

Për shkak të numrit veçanërisht të lartë të infeksioneve të koronavirusit, qeveria gjermane ka klasifikuar pothuajse 40 vende si zona me rrezikshmëri të lartë dhe ka vendosur rregulla më të rrepta të hyrjes. Në mesin e këtyre vendeve hyn edhe Kosova.

Siç raporton Instituti Robert Koch në faqen e internetit , kjo listë tani përfshin – përveç vendeve fqinje si Franca , Sllovakia, Polonia dhe Republika Çeke – që nga 1 prilli aty hyjnë edhe Kili dhe Peruja. Që nga 4 prilli, Instituti ka renditur gjithashtu Hollandën (përfshirë vendet autonome dhe pjesët përtej Detit të Mbretërisë së Hollandës) si zonë me rrezikshmëri të lartë.

Për udhëtarët nga këto vende me një numër dukshëm më të lartë të infeksioneve sesa në Gjermani, zbatohet kërkesë më e rreptë për provë dhe rregullat e përjashtimit për karantinën gjithashtu mund të shtrëngohen nga shtetet federale, transmeton Express.

Tani ekzistojnë tri ose katër kategori të zonave me rrezik nga koronavirusi:

1. Zonat me rrezikshmëri të lartë:

Vendet e mëposhtme aktualisht hyjnë në këtë kategori:

Egjipti

Shqiperia

Andorra

Bahrein

Bolivi

Bosnjë dhe Hercegovinë

Bullgaria

Kili

Ekuador

Estonia

Franca (përfshirë të gjitha departamentet e huaja)

Irani

Jordania

Kolumbia

Kosova

Kuvajti

Letonia

Liban

Malta

Meksika

Moldavia

Mali i Zi

Holandë

Maqedonia e Veriut

Territoret palestineze

Paraguai

Peruja

Polonia

Suedi

Serbia

Sishel

Sllovakia

Sllovenia

Sudani

Republika Arabe Siriane

Tanzani

Republika Çeke

Hungaria

Uruguaj

Emiratet e Bashkuara Arabe

Qipro

nga kategoria

Arrestohen tre persona nga Gostivari

Posted by - 26/03/2021 0
Mbrëmjen e djeshme (25-mars) rreth orës 21:15, në rrugën ,,Beliçica“ në Gostivar, efektivët e policisë nga SPB Tetovë, Departamenti i…