Maqedonia e Veriut shënon një vjetorin e anëtarësimit në NATO

195 0

Maqedonia e Veriut sot shënon një vjetorin e anëtarësimit të plotë në NATO, si vendi i 30-të i kësaj aleance.

Me zyrtarizmin e anëtarësimit, Maqedonia e Veriut realizoi qëllimin strategjik, të vendosur me konsensus gjatë vitit 1993. Ndërsa, vetëm tre ditë më vonë, më 30 mars të vitit të kaluar, flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit për t`u valëvitur përpara selisë së NATO-s në Bruksel me flamujt e vendeve të tjera anëtare.

Më parë, Protokolli i pranimit midis NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut u nënshkrua më 6 shkurt të vitit 2019. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin e ratifikimit të Traktatit Veri-Atlantik në një seancë solemne më 11 shkurt të 2019.

Ndërsa, më 12 korrik të vitit 2018 në Samitin e NATO-s në Bruksel, Maqedonia e Veriut mori thirrjen për t’u bërë anëtare e Aleancës, por pas nënshkrimit të protokollit të pranimit midis NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut shkurtin të 2019, procesi i ratifikimit të këtij protokolli filloi të nënshkruhet në parlamentet e vendeve anëtare të Aleancës dhe u finalizua më 17 mars me ratifikimin e protokollit në parlamentin e Spanjës.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria

Salaaaaah, tjetër gol në derbin Arsenal – Liverpool

Posted by - 03/04/2021 0
https://twitter.com/DamnStraightFam?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1378444230176206855%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fsalaaaaah-tjeter-gol-n1e-derbin-arsenal-liverpool%2F Golin për 2 me 0 e shënoi sulmuesi egjiptian, Momo Salah në minutë e 68’të, shkruan IndeksOnline   Kujtojmë…
pg slot