Smart News

Maqedonia e Veriut e dyta nga fundi, me mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC) në raportin vjetor “Indeksi për të Drejtat Globale” ka renditur Maqedoninë në vendin e katërt në botë për shkelje sistematike të të drejtave të punëtorëve, duke e pozicionuar në vendin e parafundit në këtë rangim negativ.

Raporti thekson se ndër kushtet më të këqija për punëtorët që nga fillimi i matjes së indeksit janë edhe praktikat e formimit të Sindikatave të Verdha nga ana e punëdhënësve, dhe Maqedonia përmendet si një shembull i qartë negativ në këtë drejtim.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) paralajmëron vazhdimisht për rreziqet e krijimit të sindikatave të tilla, të cilat me urdhër politik detyrojnë punëtorët t’u bashkohen, duke minuar Marrëveshjet Kolektive dhe duke ulur ndjeshëm të drejtat e tyre. Sindikatat e Verdha, në vend që të mbrojnë punëtorët, shërbejnë interesave të shefave dhe nuk kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të punës apo rritjen e pagave.

Shembulli i fundit është edhe ulja artificiale e pragut për përcaktimin e përfaqësueshmërisë nga 10% në 5%, që i hap rrugë përforcimit të ndikimit të sindikatave të verdha.

LSM, si anëtare e plotfuqishme e ITUC, konfirmon angazhimin e saj të palëkundur për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në Maqedoni, duke bërë thirrje për vetëdijesim dhe unitet në luftën kundër këtyre praktikave shkatërruese. Flaka Media

Exit mobile version