Maqedoni, pritet dërgesë e re me vaksina kundër COVID-19

e postuar më at 12:07
92 0

Në Maqedoninë e Veriut sot pritet të arrijnë vaksina kundër COVID-19, ndërsa për këtë do të flasin kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë në konferencë për shtyp në ora 13:00.

Konferenca për shtyp do të mbahet para Institutit për mjekësi transfuzive që është në përbërje të Qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Dërgesa e re e vaksinave vjen pasi të dielën në vend përmes mekanizmit Kovaks arritën 24.000 vaksina nga “AstraZeneka” të prodhuar në Korenë Jugore si dhe dërgesa e dytë nga vaksina ruse “Sputnik V”, dedikuar për rivaksinimin e 3.000 punonjësve shëndetësor.

Sipas paralajmërimeve deri në fund të muajit prill përmes mekanizmit Kovaks në vend duhet të arrijnë edhe 76.000 vaksina nga “AstraZeneka” si dhe doza nga prodhues tjerë me të cilën duhet të vazhdojë procesi i imunizimit masiv të popullatës që filloi dje me vaksinimin e personave më të moshuar se 77 vjeç.

nga kategoria