Smart News

Maqedoni 6 lëndë për Merkon janë të hapura në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për momentin ka gjashtë lëndë të hapura ndaj kryetarit të Strugës Ramiz Merko, që dy ditë më parë u shpall person i padëshiruar nga Departamenti Amerikan i shtetit. Në pyetjen e TV21 nëse do të nisin procedurë për të hetuar indikacionet për korrupsion dhe ndikimin e Merkos në gjyqësor, nga Prokuroria dërguan listën me 6 lëndë të hapura ndaj kryetarit të Strugës.

Ato kanë të bëjnë me Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit dhe Mashtrim për shpronësim toke në Strugë. Më saktësisht këto janë lëndët e hapura ndaj Merkos dhe personave të tjerë:

1.KO Nr. 107/23 që është shënuar pas kallëzimit penal nga disa Shoqata qytetarësh, me veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit sipas nenit 353 të KP. Është dorëzuar më 26 prill 2023, mbi të vepron Prokuroria Strugë dhe ndërmerr veprime për kontroll të pretendimeve.

KO nr. 117/23 të ngritur në Prokurorinë Publike të Strugës kundër të lartpërmendurit dhe dy personave të tjerë për veprat penale nga neni 353 dhe neni 353-c të Kodit Penal, për të cilat janë marrë në pyetje persona dhe merren në vazhdimësi
KO nr. 121/23 e pranuar në Prokurorinë Strugë më 19 maj 2023, pas së cilës kërkesa është duke u shqyrtuar dhe ka filluar procedura para hetimore.

KO Nr. 208/15 e hapur pas denoncimit nga Policia Financiare për vepër penale nga neni 353 pika 1,2 dhe 5 kundër personit për të cilin tregoni interes dhe tre personave të tjerë. Prokurori që vepron në këtë rast ka lëshuar Urdhër për ekspertizë në Byronë e Ekspertizës Gjyqësore, pas konstatimeve të dorëzuara, në tri raste janë kërkuar plotësime të ekspertizës. Prokurori në fjalë është ende në pritje të veprimeve për Urdhrin për plotësim të lëshuar në shkurt 2020.

KO nr. 15/22 e hapur në Prokurorinë për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas kallëzimit penal të një grupi avokatësh ndaj tre personave, dhe lidhur me angazhim për shërbime avokatore, rasti është në hetim paraprak dhe po veprohet.

RO 55/19 pas kallëzimit penal anonim për veprën penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe Mashtrim ndaj të lartpërmendurit dhe disa personave të tjerë, lidhur me shpronësimin e tokës në Strugë. Sipas pretendimeve të ngjashme, kanë vepruar Prokuroria Publike e Strugës dhe Prokuroria Publike për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas së cilës dy lëndët janë bashkuar, është siguruar lënda gjyqësore dhe një pjesë e shkresave të cekura në raport. Është në fazën e procedurës para hetimore.

Nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në fund po ashtu theksojnë se gjatë viteve të fundit ndaj personit janë zhvilluar edhe disa procedura të tjera pas kallëzimeve të dorëzuara nga subjekte dhe institucione të ndryshme.

“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut i merr jashtëzakonisht seriozisht njohuritë e Departamentit Amerikan të Shtetit për ndikimin e mundshëm të këtij personi në procedura. Për këto arsye, prokuroria me urgjencë për çdo lëndë do të hetojë menjëherë ligjshmërinë dhe shpejtësinë e veprimeve dhe ndikimin e mundshëm në lëndë. Të gjithë prokurorët që do të konstatohet se nuk kanë vepruar me kohë, jo profesionalisht dhe nën ndikim do të ndiqen penalisht dhe publiku do të informohet në mënyrë të duhur”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë./tv21.tv

Exit mobile version