Maqedonasja nga Çikago thotë se shumë miq të saj nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë

e postuar më at 21:04
82 0

Një maqedonase e kontaktuar nga “A1on” që jeton në Çikago thotë se interesimi për vetregjistrim është i vogël.

Katerina Davinovska thotë se ajo është vetregjistruar edhe pse shumë miq të saj maqedonas nuk do të marrin pjesë në regjistrim.

“Unë u regjistrova. Sinqerisht pyetjet nuk ishin të qarta. Disa pyetje ishin të komplikuara ndoshta për shkak se këtu jemi të mësuar në pyetje më të thjeshta. Di shumë njerëz që për fat të keq nuk do të regjistrohen. Ata që kërkojnë azil janë paraqitur si homoseksualë, sigurisht nuk do të paraqiten, ndërsa disa të tjerë aq shumë janë larg vendit sa që nuk shfaqin asnjë interes”, thotë Davinovska e cila shton se ata me pasaporta bullgare nuk u intereson fare procesi.

Ahi shton se ka dyshime se ky regjistrim është marrëveshje politike dhe se diaspora maqedonase është tepër e dëshpëruar nga Maqedonia.

“Shumë njerëz mendojnë se kjo është vetëm një formalitet dhe se Maqedonia e din se asnjë me pasaportë bullgare nuk do të regjistrohet si maqedonas”, pohon ajo.

nga kategoria