Smart News

Manipulim apo panik? VLEN mohon sondazhin, VMRO: Është real, foli populli!

Në tekstin e shpërndarë si “demant”, pretendohet se Market Vision “nuk ka realizuar asnjë anketë gjatë periudhës 20 qershor – 4 korrik 2025”. Ky tekst u paraqit si qëndrim zyrtar i agjencisë, por nuk shoqërohej me asnjë burim të verifikueshëm dhe nuk është publikuar në asnjë kanal zyrtar të Market Vision.

VMRO-DPMNE hodhi poshtë menjëherë pretendimet e VLEN-it dhe theksoi se sondazhi është i besueshëm, i realizuar me standarde profesionale dhe përfaqëson saktësisht disponimin aktual të qytetarëve.

Sipas këtij sondazhi:
• VMRO-DPMNE ka 23.8% mbështetje totale, kundrejt 5.1% të LSDM-së, një raport dominues prej pothuajse 5 me 1.
• Te votuesit e vendosur, VMRO arrin 52.8%, ndërsa LSDM vetëm 11.3%.
• Në nivel lidershipi, Hristijan Mickoski kryeson me 26.9% mbështetje, ndërsa Stevo Filipçe (LSDM) ngelet shumë pas me 4.7%.

“Shifrat flasin vetë – kemi të bëjmë me një opozitë që jo vetëm ka humbur terren në parlament, por edhe besimin e qytetarëve. LSDM është reduktuar në një figurë simbolike. Përpjekjet për të diskredituar anketat tregojnë panikun e atyre që janë në pushtet vetëm përmes aleancave joparimore”, deklaruan nga VMRO-DPMNE.

Partia e Mickoskit paralajmëroi se do të kërkojë llogari publike nga VLEN, të cilën e akuzon për manipulim të qëllimshëm të opinionit dhe përpjekje për të minuar kredibilitetin e sondazheve serioze, duke mbrojtur interesat e ngushta të një qeverie në rënie.

Ky përplasje rihap temën e përdorimit të mediave online nga partitë politike për qëllime propagandistike, një fenomen gjithnjë e më i dukshëm në prag të zgjedhjeve lokale dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Exit mobile version