Man. Siti dhe Real Madridi, kompletojnë dyshet e gjysmëfinales

e postuar më at 22:49
69 0

Skuadrat e Man. Sitit dhe Real Madridit, janë udhëtarët e fundit për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të sfidojnë Çellsin dhe Paris Sen Zhermenin.

Skuadra e Man. Sitit me te njëjtën rezultat si edhe në takimin e parë , me 2-1, mundi Borusia Dortmundin, në ndeshjen kthyese të çerekfinales. Vendasit të parët avancuan me goln e Belingamit, mirëpo në pjesën e dytë “qytetarët” ngritën nivelin e lojës dhe arritën që të shënojnë dy gola.

Rijad Mahrez shënoi në minutën e 55-të, për të barazuar shifrat nga pika e bardhë. Ndërsa, epilogun përfundimtar ndeshjes ia dha Fill Foden, duke shënuar gol pas asistimit të Bernardo Silvas në minutën e 75-të. Ndeshja e parë mes Man. Sitit dhe Paris Sen Zhermenit, në gjysëmfinale, do të luhet më 27 prill.

Ndërkohë Real Madridi eliminoi Liverpullin me rezultat të përgjithshëm 3-1 dhe ky ishte rezultati i takimit të parë, pasi që ndeshja kthyese në “Anfilld Roud” u mbyll me barazim pa gola. Mohamed Sallah u vlerësua si lojtari me më shumë raste të humbura në këtë ndeshje, ndërsa Real Madrid është kualifikuar për herë të 14-të në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, një rekord historik i kësaj gare.

Gjysëmfinalja e parë mes Çellsit dhe Real Madrid do të zhvillohet më 28 prill. Ndeshjet kthyese janë programuar më 4 dhe 5 maj.

nga kategoria