Magjia e De Brujnes dhe Gundoganit, kualifikojnë Sitin në çerekfinale

e postuar më at 23:10
67 0

Mançester Siti ka mundur 2-0 Borusia Mynshengladbahun në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar skuadrën gjermane me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Takimi i luajtur “Pushkash Arena” më Budapestë, është vendosur në 18 minutat e para. De Brujne ka hapur sfidën me një super gol në minutën e 12-të dhe Gundogan e ka mbyllur në të 18-ën.

Illkaj Gundogan është golashënuesi më i mirë i Siti-t në këtë sezon me 15 realizime dhe lojtari gjerman me më shumë gola të shënuar në këtë sezon në pesë kampionatet kryesore të Europës.

“Qytetarët” kanë realizuar 100 gola në tetë sezonet e fundit dhe vetëm Man. Junajted (9 sezone mes 2004-05 dhe 2012-13) ka patur një ecuri më të gjatë me 100 ose më shumë gola të shënuar në sezone të njëpasnjëshëm nga skuadrat e Premier Ligës.

nga kategoria