“Mafia” Fetai: Maqedonia rrezikon liberalizimin e vizave

e postuar më at 20:07
81 0

Skandali i fundit me mbi 200 pasaporta falëse për personat me dosje të kriminele vë në rrezik liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët, sipas të cilit skandali në fjalë nxori në pah edhe nevojën për reforma thelbësore brenda Ministrisë së Brendshme dhe shërbimeve tjera të sigurisë së shtetit.

Bëhet fjalë për kriminel, narko-diler të nivelit të lartë të cilët kërkohen nga Interpoli, të cilëve iu mundësohet që përmes këtyre pasaportave fallco të zhvillojnë aktivitetin e tyre kriminal ndërkombëtarë, të lëvizin lirshëm me identitete të rrejshme nëpër kufi. E para në rrafshin ndërkombëtarë duhet ta kemi parasysh se Maqedonia e Veriut  bën pjesë në grupin e shteteve të Ballkanit të cilat gëzojnë liberalizim të vizave dhe ky skandal është goditje direkte për sistemin e shengenit. Kemi parasysh se sistemi i shengenit është i ndërtuar në atë mënyrë që të kontrollohet edhe niveli i kriminalitetit të lartë dhe rrjetet ndërkombëtare të trafikimit të drogës. Kjo goditje pra nuk besoj që do të kaloj pa pasoja sa i përket përgjigjes që do të marrim nga Brukseli, në lidhje me këto mangësi që krijohen brenda sistemit shengen ku kriminelët përdorin Maqedoninë e Veriut si një “Banana Republikë”.  Faktikisht kemi hyrë në grupin e shteteve afrikane ku kriminelët mund të shkojnë të blejnë pasaporta dhe të lëvizin lirshëm për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal”, deklaroi Arben Fetai, ASH.

J X

nga kategoria