Lukaku mbetet te Chelsea, i kërkon falje Tuchelit

e postuar më at 11:39
8 0

Sulmuesi Romelu Lukaku do të mbetet te Chelsea pas bisedimeve që i ka pasur me trajnerin Thomas Tuchel për ta sqaruar situatën e tij në klub, ka shkruar “Sky Sports” të martën. Po ashtu, Lukaku i ka kërkuar falje trajnerit Tuchel dhe ka pranuar se intervista e tij ishte një gabim i madh.

Në intervistën e fundit, Lukaku kishte thënë se nuk është aspak i kënaqur me rolin e tij te Chelsea dhe se dëshironte që të kthehej te Interi në të ardhmen.

Lukaku i ka thënë Tuchelit se nuk është dashur të bënte komente të tilla, të cilat më pas i kushtuan me lënien jashtë ekipit për ndeshjen kundër Liverpoolit.

Kështu që, pas bisedimeve me trajnerin, Lukaku ka premtuar se do ta jap maksimumin për ta ndihmuar Chelsean në garën për titullin e kampionit në Premier League. Po ashtu, Lukaku ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea as gjatë këtij muaji, e as pas përfundimit të sezonit aktual. 28-vjeçari iu bashkua Chelseat nga Interi verën e shkuar për 115 milionë euro dhe deri më tani, belgu ka shënuar shtatë gola në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026.

A M

nga kategoria