Lufta me kartelet e drogës, Meksika legalizon marijuanën

e postuar më at 22:21
52 0

Meksika ka legalizuar përdorimin e marijuanës, një hap drejt frenimit të fuqisë së karteleve të drogës në vend dhe dhunës së lidhur me narkotikët që shkaktojnë mijëra viktima në vit.

Legjislacioni i mbështetur nga presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador u miratua me 316-129 në dhomën e ulët e kongresit të Meksikës.

Sipas ligjit të ri, përdoruesit do të lejohen të mbajnë me vete 28 gramë marijuanë për përdorim mjekësor dhe lejohen të mbjellin, jo më shumë se 8 të tilla, në shtëpinë e tyre, për përdorim personal.

Ligji lejon sigurimin e një licence të posaçme për kultivimin, transformimin, kërkimin dhe eksport-importin e kanabisit.

Presidenti Obrador thotë se ky ligj i ri do t’i japë fund pikërisht luftës mes karteleve të drogës në vend. Kur ligji të marrë votën përfundimtare në Senat, Meksika do të jetë vendi i tretë në botë që legalizon përdorimin e marijuanës, pas Uruguait dhe Kanadasë.

nga kategoria