LSM kundër propozimit për shpalljen e ditës së diel për ditë pushimi

e postuar më at 17:32
154 0

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë së Veriut reagon vrullshëm ndaj qëndrimeve të punëdhënësve për shpalljen e ditës së diel si ditë të lirë, duke i definuar si sundues të skllevërve.

Reagimi vjen pas debatit të mbajtur sot nëpërmjet të internetit në Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ku përfaqësues të disa degëve tregtare thanë se zgjidhjet qe ofrohen për të dielën si ditë të lirë do të sjellin rritje të harxhimeve të ndërmarrjeve dhe përjashtim nga puna të një pjese të të punësuarve.

Atyre nuk u duket e arsyeshme që punëdhënësit të debatojnë me vetveten nëse duhet të punohet të dielën ose jo pa pasur debat me ata që punojnë gjatë ditëve të diela, përkatësisht pa punëtorët.

“I pyesim nëse në debat është biseduar për shtesën që duhet ta paguajnë për punëtorët që punojnë gjatë ditës së diel, e që nuk e paguajnë”, thonë nga LSM.

Ata pyesin se në çfarë mënyre i motivojnë punonjësit të punojnë gjatë ditës së diel dhe me cilën pune e krijojnë kapitalin.

“Pyesim ish-drejtorin e Zonave Industriale Zhvillimore dhe Teknologjike që gjatë tërheqjes së investitorëve të huaj, të njëjtëve u ka ofruar robër ose punëtorë në Maqedoni”, thuhet në reagimin e LSM-së.

nga kategoria

pg slot