LSDM do të zgjedhë liderin e ri përmes zgjedhjeve, pranverë për ndryshime në partitë politike

e postuar më at 20:53
82 0

Socialdemokratët në zgjedhjet e nesërme do të duhet të zgjedhin nëse kryetari aktual i partisë, Zoran Zaev duhet ta marrë edhe mandatin e tretë.

“Nuk kishte kandidatë të tjerë, procedura mbaroi. Unë ditën e fundit e paraqita kandidaturën time, natyrisht duke pritur se do të ketë edhe kandidatë të tjerë. Ne nuk e kemi ndërmend të shpikim kandidatë ose të pengojmë ndonjë kandidat”, tha Zoran Zaev, lider aktual i partisë dhe kandidati i vetëm.

Këto janë zgjedhjet e para ku të gjithë anëtarët e LSDM-së do të votojnë, dhe pasi bëhet fjalë për një kandidat, do të mund të votohet “për” ose “kundër” Zoran Zaevit.

“Kur е panë se ka vetëm një kandidat, mundësuan të votohet “për” dhe “kundër”, me qëllim që të mund të shkojmë një hap më tej, sepse kur u morën vendimet e para ishte paraparë që secili anëtar ta rrethojë numrin e kandidatit, por tani kemi vetëm një kandidat, d.m.th unë”, tha Zaev.

Ndryshime paralajmëron edhe partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila sot fillon të bëjë thirrje për anëtarë të rinj. Nga ana tjetër, ata po përballen dhe me përplasje, edhe me kongres të jashtëzakonshëm, i cili u shty të enjten. Të hënën, lideri i partisë Hristijan Mickoski, kthehet nga pushimi mjekësor, pasi ishte infektuar me koronavirus.

“Beteja jonë është e mundur nëse secili prej jush jep kontribut, kurse VMRO-DPMNE hap derën për të rinjtë, për njerëzit e aftë, të arsimuar, njerëzit me përvojë, punëtorë, të ndershëm dhe për të gjithë ata që së bashku me ne duan të krijojnë një të ardhme”, vlerëson Gjorgjia Sajkovski, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Nga BDI-ja tani për tani nuk paralajmërojnë ndryshime kadrovike, sepse janë përqendruar në realizimin e premtimeve nga programi qeveritar. Ekspertët me qëndrim se ka nevojë për demokratizim të partive dhe për një model të ri zgjedhor.

“Edhe pse vazhdimisht po angazhohen për zgjedhje demokratike dhe sjellje demokratike të pushtetit (në rast kur janë në opozitë), ata nuk ndërmarrin hapa konkret që do të nënkuptojnë – demokratizim i partive të tyre. Në fakt kjo është kontradikta më e madhe – pritjet që dikush tjetër të bëjë diçka, paralelisht me mosndryshimin e punëve të cilat janë në domenin tuaj dhe të cilat varen prej jush”, tha Bojana Naumovska nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politike-juridike pranë USHKM-së.

Sa i takon situatës aktuale në të cilën ndodhen partitë politike në vendin tonë, Naumova konsideron se në masë të madhe është rezultat i modelit zgjedhor që e kemi. Por, duke parë nga këndvështrim tjetër, siç thotë ajo – ndryshimi i këtij modeli do t’i detyronte partitë politike të demokratizohen./Tv21

nga kategoria