Dejan Lovren, ish-futbollisti i Liverpulit, kishte vendosur pak kohë më parë të sfidonte kampionët e arteve marciale, duke deklaruar se ishte gati për t’u përballur edhe ai në UFC pasi ishte i përgatitur fizikisht. Sfida është pranuar nga njw ish-kampion dhe sigurisht që Lovren e kuptoi që as nuk i afrohej niveleve të tilla.
Bashkëkombwsi dhe njëkohësisht miku i tij, Mirko Filipoviç, i njohur në oktogon si “Cro Cop”, i ka treguar atij se si është në të vërtetë të ndeshesh me profesionistët, edhe pse ai ka braktisur artet marciale prej vitesh, pas shumw kohësh tw kaluara edhe si një kampion i vërtetë në kikboks.
Lovren zgjati vetëm 50 sekonda në ring, ku kundërshtari i tij sigurisht nuk e goditi, por e nënshtroi vetëm me kapje, duke mos e lënë mbrojtësin të merrte frymë me vazhdimësi derisa u dorëzua.
Dejan Lovren lasted an entire minute in a heated clash with UFC legend Mirko 'Cro Cop' Filipović – not bad at all 😅 pic.twitter.com/GmA84w8ze6
— FootballJOE (@FootballJOE) March 22, 2021