Categories: LajmePolitika

Loja e madhe shpërblyese për kandidatët shqiptarë të Mickos! Loja e madhe shpërblyese për kandidatët shqiptarë të Mickos!

Shkruan Medai Shaholli

Kryekomiti Micko pasi krijoi VREDI-n si subjekt politik dy vjet më parë, këtë radhë po bën diversion në kampin shqiptar përmes shfalerkave të tij nga VREDI, ku po garon në komunat me shumicë shqiptare me kandidatët e tij shqiptarë “të pavarura” që nga Struga deri në Kumanovë, për ta zhbërë faktorin shqiptar dhe peshën e elektoratit shqiptar në këto troje.

Kandidatët shqiptarë si “shfalerka politike” të kryekomitit Micko, nuk kanë hezituar për asnjë moment të garojnë për kreun e kryekomunarit nën “maskën e të pavarurit”, por të mbështetur nga VREDI.

Kjo është loja e madhe shpërblyese e premierit Micko për “të pavarurit” shqiptarë në këto zgjedhje që nuk do të kalojë përballë opozitës së bashkuar shqiptare.

Sipas vëzhguesve dhe analistëve të pavarur kandidatët e “pavarur” të Mickos qëndrojnë keq në raport 3/1 në favor të opozitës shqiptare.

Oligarkët si Mendiu apo ndonjë tjetër nuk janë tjerër veçse qullashë dhe masha në duart e kryekomitit Micko, që do t’i kontrollonte komunat me shumicë shqiptare, ashtu siç i kontrollon komunat në pjesën lindore të “državës” përmes ushtarëve të tij komitë të përbetuar në krye të komunave.

Qëndrimet ogurzeza dhe shovene të premierit Micko, i cili përmes levave te tij nga VREDI dhe jo vetëm kërkon ta plandos elementin shqiptar në këto troje, janë të destinuara të dështojnë, si “një luftë donkishoteske me mullinjtë e erës” përballë faktorin shqiptar jo si subjekte politike por si popull.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

10 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

10 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

14 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

14 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

15 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

15 hours ago