Mnistri i drejtësisë Krenar Lloga, ka thekasuar se zhvillimi i sektorit civil me një rëndësi të jashtëzakonshme për vlerat demokratike të një vendi që kontribuon në shtytjen dhe fuqizimin e ndërgjegjësimit qytetar, shkruan Top24
“Roli dhe kontributi i tij në promovimin dhe ndërtimin e kulturës demokratike në të gjitha nivelet shoqërore është shprehje e nevojës për bashkëpunim të ndërsjellë me institucionet, me synimin për të mundësuar një përgjigje efikase ndaj sfidave në vend. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të inkurajohet pjesëmarrja e publikut dhe organizatave të shoqërisë civile në krijimin dhe zbatimin e politikave publike, si dhe pjesëmarrja e tyre në monitorimin aktiv të procesit të reformës, i cili kontribuon drejtpërdrejt në demokratizimin dhe evropianizimin e shoqërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.” shkruan ministri i drejtësisë Krenar Lloga.