Smart News

Lloga paralajmëron padi ndaj gazetarit që i përmendi emrin si ndëhyrës i mundshëm në punën e Gjykatës Supreme

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga paralajmëron padi ndaj gazetarit që i përmendi emrin si ndëhyrës i mundshëm në punën e Gjykatës Supreme.

Në emisionin “Politica” në Tv Globi ai tha se nuk e kishte dëgjuar që gazetari i Tv Alfa, Goran Momirovski në Kanal 5 në emisionin “Samo Vistina” të mërkurën mbërma tha se njëri nga zyrtarët e Qeverisë që mund të ketë ndërhy të jetë Lloga.

“Nëse këto pretendime nuk tërhiqen unë do të shkojë me padi, pasi as nuk ka ndodh e as nuk do të ndodh që unë qoftë me telefon apo bisedë të kryejë një far lloj veprimit të tillë. Komunikimi im ka qenë më se publik dhe transparent me të gjithë institucionet përfshirë edhe me Gjykatën Supreme”, deklaroi ministri Lloga.

Gazetari Momiovski pos Llogës tha se në punën e Gjykatës Supreme mund të ketë ndërhy edhe kryeministri Kovaçevski, zv.kryeministri i parë Grubi apo zv.kryeministri për çështje evropiane, Mariçiq.

Lloga tha se këto pretendime nuk janë të bazuara, ndërsa shtoi se me ikjen e Gruevskit, gruevizimi nuk ka ikur asnjëherë dhe ka qenë mes nesh qoftë brenda VMRO-së, qoftë brenda sistemit të drejtësisë.

“Nuk e di, këto pretendime duhet të jenë, të bazohen në diçka dhe nuk e di se i hyn në llogari dikujtë kjo lojë dhe që Gruevski të kthehet. Në fakt me ikjen e Gruevskit, gruevizimi nuk ka ikur asnjëherë dhe ka qenë mes nesh qoftë brenda VMRO-së, qoftë brenda sistemit gjyqësorë, të drejtësisë me atë që janë bërë shumë pisllëqe duke u vjetruar lëndë, të abuzohet me paragurgime, me burgime dhe me vepra tjera që lidhen me emrin e Gruevskit”, shtoi Lloga.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi ka pranuar se ka pasur presione për të vepruar mbi nisëm e cila do të kthente në fuqi abolimin e ish presidentit Gjorgje Ivanov nga viti 2016. Ademi në një intervistë sot për SDK.MK ka deklaruar se gjykatësit e Supremes nuk janë dhe nuk do të bëhen vasal të pushtetit dhe se vendimet do të bazohen në ligj dhe Kushtetutë.

“Ka situata dhe tentime për ndikim të drejtpërdrejt të politikës dhe pushteteve tjera me qëllim realizimin e agjendave të cilat nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit dhe kompetencat e organeve gjyqësore”, ka deklaruar kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

Lidhur me këto ndërhyrje Gjykatën Supreme e vizitoi edhe ambasadorja amerikane, Angela Price Aggeler, e cila dha mbështetja dhe inkurajim që gjykata më e lartë në vend të mos dalë nga kompetencat kushtetuese dhe ligjore pavarësisht presioneve që mund të vijnë nga jasht.

Exit mobile version