Ministri Krenar Lloga nuk e kupton dot nervozizmin dhe fjalorin e përdorur në reagimin e Gjykatës së respektuar Kushtetuese. Në pyetjen e gazetarit, ai u përgjigj se DULA ka kërkuar mendim edhe nga Gjykata Kushtetuese,edhe nga institucionet tjera, si dhe nga ekspertët.
Siç i është përcjellë ministrit, komunikimi me Gjykatën Kushtetuese është kryer në mënyrë joformale (për faktin se deri dje akti i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte publikuar në Gazetën Zyrtare) dhe pikërisht për këtë është mirë që Gjykata Kushtetuese të mos nxiton me kualifikime, por të pyet kolegët.
Nga ana tjetër, për të respektuar ligjin dhe Kushtetutën, drejtori i UVMK-së ka kërkuar mendim me shkrim nga Ministria e Drejtësisë dhe Sekretariati për Legjislacion.
Ne besojmë thellë se nismat tona 10+10 nuk janë arsyeja e nervozizmit të shprehur ndaj nesh. Gjykatës së respektuar Kushtetuese i urojmë suksese në punën e mëtejshme.