Smart News

Lloga flet për atë që është djegur në Gjykatën e Kumanovës

 

Për zjarrin në Gjykatën e Kumanovës, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga tha se ende nuk ka informacione zyrtare se ka humbur gjithçka.

“Do të përmbahem nga përgjigjja në këtë pyetje, sepse presim të marrim një letër prej tyre se çfarë dhe si ka ndodhur, si dhe cilat janë pasojat”, theksoi Lloga në intervistë për Tv Sitel.

Ai përkujtoi se sot, përmes një komunikate për media, Ministria e Drejtësisë tashmë ka bërë me dije se Gjykata është paralajmëruar me kohë nga Komisioni për Mbikëqyrjen e punës së sistemit AKMIS.

“Autoritetet do të thonë nëse ka ndonjë lëshim dhe ndoshta sipas detyrës zyrtare nuk do të përgjigjen ministri i Drejtësisë, por organet tjera kompetente”, tha Lloga.

Kryetarja e Gjykatës së Kumanovës, Snezhana Manev, sot i ka mohuar akuzat nga Ministria e Drejtësisë për keqpërdorime të sistemit AKMIS. Sipas saj, nuk ka abuzime me sistemin AKMIS.

Exit mobile version